Kastrioti, Trepça e KHF Vushtrria – me lehtësi

Hendboll

Kastrioti, Trepça e KHF Vushtrria – me lehtësi

Më: 28 prill 2019 Në ora: 14:03
Kastrioti, Trepça e KHF Vushtrria – me lehtësi

Nuk kishte ndonjë befasi në tri ndeshjet e ligave elitare që u zhvilluan. Sipas pritjeve, Kastrioti i Ferizajt fitoi ndaj Dritës në Gjilan me rezultatin bindës, 37:19. Ishte kjo ndeshja e xhiros së 27-të (parafundit) në Superligën A për hendbollistë. Për Kastriotin është fitorja e 23-të, ndërsa kjo skuadër renditet e dyta me 47 pikë. Drita është e pesta me 20 pikë. A. Rudari me 9 gola ishte më efikasi te Kastrioti. Te Drita nga 6 gola i shënuan G. Misini e G. Veliu.

Në Superligën B u luajt një prej dy ndeshjeve të xhiros së fundit (24). Në një ndeshje me efikasitet të lartë, Trepça e mposhti Zhegrën me rezultat 54:43. S. Maxhera shënoi plot 16 gola për “xehetarët”, ndërsa te zhegrasit u dallua A. Isufi me 15 gola. Trepça ka mbyllur edicionin në vendin e parë në Superligën B me 23 pikë. Zhegra e mbyll në vendin e parafundit me 15 pikë.

Edhe në Superligën e hendbollisteve u luajt një ndeshje e xhiros së fundit (18). Në Gjakovë, Vushtrria fitoi ndaj Vëllaznimit me 48:20. E. Radoniqi shënoi shumicën e golave për Vëllaznimin, plot 15. Te Vushtrria më efikasja ishte D. Kasumi me 10 gola.

Superliga A

Drita – Kastrioti 19:37 (7:19)

Drita: Sylejmani, Shkodra 1, Sllamniku 1, Misini 6, Bunjaku 2, Musliu, Veliu 6, Memeti 3

Kastrioti: Esati, Syla 7, Zherka 1, A. Dugolli 5, Prekazi, Terziqi 2, Ramadani 2, D. Dugolli, Rudari 9, Mustafa 6, Bassomben 4, Rajatoski 1, Shabani

Superliga B

Trepça – Zhegra 54:43 (26:19)

Trepça: Buqinca 1, Terziqi, Mujka 6, Shabani 10, Beqiri 3, Abazxhiku 11, Maxhera 16, Nimani 3, Voca 1, Zhuri 4

Zhegra: Tahiri, A. Isufi 15, L. Haziri 4, Shaqiri 6, Aliu 9, Dema 2, Murseli 7

Superliga (femrat)

Vëllaznimi – Vushtrria 20:48 (6:20)

Vëllaznimi: Radoniqi 15, Cermjani, Mullakadrija, Kastrati, Bytyqi, Zhubi, Jetishi 2, Frrokaj 1, Daija 2

Vushtrria: N. Kelmendi, Gubetini, Shala 6, Avdiu 8, Rama 2, Zymberi 2, Preniqi 6, Mehmeti, Paci, A. Kelmendi 7, Rrahmani 3, R. Gubetini 2, Kasumi 10, Tahiri 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat