Kelmendi: Duelin me Prishtinën e shoh si një derbi

Hendboll

Kelmendi: Duelin me Prishtinën e shoh si një derbi

Nga: K. Goca Më: 3 maj 2019 Në ora: 13:13
Kelmendi: Duelin me Prishtinën e shoh si një derbi

Portierja e Vushtrrisë, Njomza Kelmendi, është optimiste se do të arrijnë në finalen e Kupës së Kosovës në hendboll. Njomza pretendon se kanë ekip më të mirë se ish skuadra e saj, Prishtina.

 “Jemi përgatitur gjatë gjithë sezonit për pjesën finale, duelin me Prishtinën e shoh si një derbi për shkak se kundërshtari është ekip cilësore. Do të mundohemi të japim maksimumin dhe të kalojmë në finale”, tha NJomza për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sfida e gjysmëfinales mes Vushtrrisë dhe Prishtinës luhet nesër në orën 17.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
   
Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës
Femrat 
E shtunë

Istogu-Shqiponja    15.00
Vushtrria-Prishtina    17.00

Meshkujt
E shtunë

Trepça-Prishtina        13.00
Kastrioti-Besa Famgas        19.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat