KHF ‘Jusuf Gërvalla’ mund të bëhet kampion i Kosovës në të ardhmen

Hendboll

KHF ‘Jusuf Gërvalla’ mund të bëhet kampion i Kosovës në të ardhmen

Nga: Dervish Berisha Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:36
KHF ‘Jusuf Gërvalla’ mund të bëhet kampion i Kosovës në të ardhmen? 

Debate
I shikova dy-tri ndeshje që luajti ekipi i hendbollit ‘Jusuf Gërvalla’ nga Deçani, që është një ekip me një perspektiv për suksese të mëdha sepse ka hendbolliste cilësore që në një të ardhme pritet të jetë numër 1, por jo me punën që po bëhet si deri tani, me keqardhje po e them.

Por nëse punohet si duhet e çka duhet profesionalisht e kolektivisht dhe individualisht do të ketë emra të kalibrave të viteve të 80-ta, andaj Deçani ka mjaft trajner, profesor por është e pakuptimtë si nuk punohet si në kohen e të madhit profesor Muhamet Alaj, Shaban Ahmetxhekaj, Adem Mehmetaj, Musli Ibërhysaj, Isa Osdautaj, Lata, Kadrijaj, Selmanaj, Çeku dhe shumë të tjerë që kanë përcjell hendbollin, andaj modeli më i mirë me punën që ka krye profesor Muhamet Alaj është shumë profesionale dhe tani të punohet ashtu siç na mësoj profesori Muhamet e na duhet të gjithë në Deçan ti përkrahin ekipet që kanë talent e talente dhe brumë vërtet që mund ta përdorësh për suksese të mëdha ashtu si Deçani që ishte kampion Kosove në vitet kur ka qenë hendbolli shumë i fortë.

Andaj pse sot mos të jemi edhe ne prapë me të mirët dhe duhet të gjithë ti ndihmojmë këtij klubi që me garanci do të jetë kampion pas një viti. Andaj të gjithë që kanë mundësi ti dalim në ndihmë klubit materialisht dhe punë për çka kërkon edhe ti ndihmohet trajnerit Musa Berishës i cili po punon pandërprerë që t’ja ngrisim kualitetin teknik e taktik, punë fizike, moral si në aspektin kolektiv ashtu edhe individual sepse pash hendbolliste që me pak punë të dijes bëhen yje dhe dëshiroj që shpejt të bëhen klubi numër 1 në Kosovë sepse ka shumë hendbolliste të mira dhe shpresoj shumë në të ardhmen ashtu edhe të rejat.

Gjithashtu që edhe ish hendbollistet e hendbollistët ti ofrojnë ndihmë që prapë të kemi si te femrat ashtu të meshkujt emra të mëdhenj të hendbollit siç kishim e kemi, andaj Deçani meriton ti ketë dy ekipe të forta në Superligën e Kosovës, prandaj i dëshiroj shumë suksese dhe do të jam një ndër ata që me një mirëkuptim ti ndihmoj Deçanit sepse meriton se Deçani ishte djepi i hendbollit të Kosovës ku me ekipet e ndryshme kanë shkruar histori, andaj edhe sot në ekipet tona janë plot deçanas e deçanase, andaj presim bashkim për punë e suksese. Krejt në fund, forca fizike e përfituar nga sallat e fitnesit shpenzohet shpejt e forca e fituar me vrapime të gjata natyrore lirisht dy ndeshje radhazi nuk shpenzohet, andaj përfitoni nga natyra e bukur e Deçanit tonë piktoresk sportiv atraktiv e turistik.
Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat