Istogu demolon Shqiponjën, kualifikohet në finale

Hendboll

Istogu demolon Shqiponjën, kualifikohet në finale

Nga: K. G. Më: 4 maj 2019 Në ora: 16:42
Istogu demolon Shqiponjën, kualifikohet në finale

Istogu pa mund të madh siguron vizën për në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në hendboll (femrat). Vashat e Istogut shënuan fitore bindëse me rezultat 44:32 (25:13) kundër Shqiponjës, në ndeshjen gjysmëfinale që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Kampionia në fuqi nuk i bëri ballë lojës së jashtëzakonshme të fituesit të vjetëm të Kupës, Istogut.

Hendbollistja  Elma Kameri ka qenë më efikasja te Istogu, me 10 gola, e ndihmuar nga Esma Muratoviq me 9 gola, Suzana Ujkiq 4, Fatjona Rexhaj 4, Albina Rugova 4 etj. ndërsa Shkurte Mehmeti me 12 gola ishte më e dalluara te gjakovaret së bashku me Elma Nivokazin me 8 sosh.  Istogu demolon Shqiponjën, e cila e pret në finale fituesen e sfidës Vushtrria-Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat