Ky është babai i lojtares më të mirë shqiptare që luan në Champions!

Hendboll

Ky është babai i lojtares më të mirë shqiptare që luan në Champions!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2019 Në ora: 16:57
Në foto shihet Gjoka majtas e Avni Shabani, gazetar sportiv i Radio Kosovës dhe në prapavijë Dijana Ujkiq, lojtarja më e mirë shqiptare e hendbollit

Babë e bijë nga Podgorica në Prishtinë për t’i pa ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll (femra e meshkujt). Gjokë Ujkiqi është babai i hendbollistes më të mirë shqiptare, Dijanës, e cila luan për kombëtaren e Malit të Zi. Dijana është larguar nga kampionet e Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica dhe kaloi në petkun e Kisnadja që garon në elitën e hendbollit të Rumanisë.  

Dijana së bashku me babain e saj, Gjokën, janë në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, përcollën sfidën mes Istogut dhe Shqiponjës nga Gjakova. Istogu triumfoi me rezultat 44:32 ndaj gjakovareve.

Gjoka kishte arsye që të ndihet i gëzuar sepse edhe vajza tjetër Suzana është hendbolliste dhe luan për Istogun. Suzana luajti shumë mirë për Istogun dhe e ndihmoi në fitoren me rezultat 44:32, duke u kualifikuar në finale, me gjasa të mëdha që ta mbrojnë Kupën e Kosovës. Gjoka nga Malësia e Mali të Zi po ndihet në Prishtinë sikur në shtëpinë e tij. Në foto shihet Gjoka majtas e Avni Shabani, gazetar sportiv i Radio Kosovës dhe në prapavijë Dijana Ujkiq, lojtarja më e mirë shqiptare e hendbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat