Istogu shumë i fortë, fiton Kupën e Kosovës

Hendboll

Istogu shumë i fortë, fiton Kupën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2019 Në ora: 18:50
Istogu shumë i fortë, fiton Kupën e Kosovës

Hendbollistet e Istogut e administruan lojën me shumë mençuri, ku erdhën në shprehje cilësitë e Pranvera Feratajt me 11 gola, e ndihmuar nga Suzana Ujkiq Elma Kameri e Esma Muratoviq, që realizuan secila nga 7 gola.  
Istogu fiton Kupën e Kosovës, hera e dytë rresht në historinë e ekzistimit të këtij klubit, që drejtohet nga trajneri  Faruk Shala. Festë e madhe në taborin e Istogut dhe zhgënjim të vushtrriaset. Istogu triumfoi me rezultat bindës 37:24 (20:13), në finalen e madhe të zhvilluar në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Një atmosferë e mirë, vashat e Istogut zotëruan lojën, kurse Vushtrria nuk e kishte fuqinë që t’i rezistoi rivales. Gjithçka ishte e qartë në pjesën e parë se trofeu do të shkojë në Istog. Hendbollistet e Istogut e administruan lojën me shumë mençuri, ku erdhën në shprehje cilësitë e Pranvera Feratajt me 11 gola, e ndihmuar nga Suzana Ujkiq Elma Kameri e Esma Muratoviq, që realizuan secila nga 7 gola.  

Katërshja e hendbollisteve Ferataj-Ujkiq-Kameri e Muratoviq, ishin të pandalshme dhe shkatërruese për vushtrriaset. Pjesa e parë përfundoi në të mirë të vendasve me rezultat 20:13, ndërsa në periudhën e dytë të lojës Vushtria nuk e gjente formulën assesi që ta ngushtoi humbjen. Istogu luante gjithnjë e me ritëm të lartë, duke thelluar fitoren në 13 gola dallim (37:24). KHF Istogu mbrojti trofeun e Kupës, ndërsa tani mendjen e ka në luftë për titull dhe është favoritë i madh. 

Vushtrria-Istogu    24:37 (13:20)
Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Shala 1, Avdiu 1, Rama 4, Zymberi 1, Preniqi 2, Mehmeti, Paci, Kelmendi 6, Rrahmani 1, R. Gubetini, Kosumi 7, Tahiri dhe Sfarqa 1.
Istogu: Ujkiq 7, Kameri 7, Gashi, Muratoviq 7, Zogaj, Rugova 1, Shedadi, F. Rexhaj, Halitaj,  D. Rexhaj, V. Rexhaj, Ahmetxhekaj, Ferataj 11, Krasniqi 2 dhe Berisha 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat