Shala: Sukses i pritshëm i Istogut

Hendboll

Shala: Sukses i pritshëm i Istogut

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2019 Në ora: 10:40
Shala: Sukses i pritshëm i Istogut

Faruk Shala, trajner i Istogut, është i ngazëllyer që fituan për të dytën herë rresht Kupën e Kosovës në hendboll (femrat), duke i shkaktuar humbje me rezultat 37:24 Vushtrrisë, në finalen që u luajt në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.


“Sukses i pritshëm për ne ngase kemi investuar në skuadër, jemi përgatitur veçanërisht për këtë ndeshje dhe ia kemi arrit qëllimit.

Pa dyshim se ka qenë mjaft e vështirë për mua që me ngrit motivin në nivel të lartë ngase hendbollistet tona kanë qenë te vetëdijshme për kualitetin që kanë, por qe ndeshja finale është finale dhe vajzat erdhën aty ku unë kam dëshiruar, arritëm që për herë të dytë te fitojmë këtë trofe të çmueshme. Hendbollistet e mija i përgëzoj për angazhimin.

Janë me meritoret për këtë sukses,   të gjitha detyrat i kryen me përpikëri dhe kjo silli fitoren, duke e dominuar skuadrën kundërshtare. Falënderoj gjithë qytetarët e komunës së Istogut, sponsorët tonë, drejtoratin për sport në Istog për përkrahje”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” Faruk Shala, trajner i Istogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat