Ferataj: Tani synojmë edhe titullin

Hendboll

Ferataj: Tani synojmë edhe titullin

Më: 7 maj 2019 Në ora: 10:45
Ferataj: Tani synojmë edhe titullin

Pranvera Ferataj ishte e pandalshme të dielen në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Ajo udhëhoqi Istogun drejt fitores ndaj Vushtrrisë duke shënuar plot 11 gola, 9 prej tyre në pjesën e parë. Ferataj ka shkëlqyer përmes kundërsulmeve që i ka finalizuar me gola të bukur. 
"I kemi njohur ekipet kundërshtare e poashtu kapacitetin e ekipit tonë. Qëllimi ynë ka qenë vetëm fitorja dhe ia arritëm. Pasi e kemi fituar kupën me plot meritë tani i kthehemi punës për përgatitje sa më të mirë për plejof. Shpresojmë që kupës t'ia bashkojmë edhe trofeun e kampionit", ka thënë Ferataj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat