Serbi erdhi enkas nga Serbia dhe nderoi Kupën Republikës së Kosovës midis Prishtinës!

Hendboll

Serbi erdhi enkas nga Serbia dhe nderoi Kupën Republikës së Kosovës midis Prishtinës!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2019 Në ora: 13:35
I pari majtas është Izet Gjinovci, Eugen Saraçini, Kasim Kamenica, Avni Shabani dhe Radomir Tomoviq

Në të djathtë dhe në të djathtë është serbi, po në të djathtë është Radomir Tomoviqi, i njohur me nofkën Llala! I veshur në të zeza, i cili ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të hendbollit Borci nga Ferizaj në vitet e 80-ta (KH Kastrioti)! Për dikë e pabesueshme, por e vërtet, ai ishte të shtunën (me 4 maj) që e lamë pas në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Tomoviq është ulur në zonën VIP, shumë gazmor, u kënaq duke pa ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës (femrat) mes Istogut dhe Shqiponjës. Nuk dihet me ftesë të kujt ka ardhur Tomoviqi nga Kragujevci i Serbisë, por kryesorja e ka nderuar Kupën e Republikës së Kosovës! Aty shihet edhe ish portieri i gjeneratës së artë të ish Borcit Kasim Kamenica, me sedër si të bardhë dhe me flokë të thinjura apo të zbardhura!

I pari majtas është Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, ku shihet me një buzëqeshje karakteristike dhe me një shikim pothuajse nga dera lart e palestrës, i dyti është Eugen Saraçini, kryetar i FHK-së, pastaj Kasim Kamenica, gazetari i Radio Kosovës, Avni Shabani duke e përcjellë sfidën dhe i fundit djathtas Tomoviq. Kjo foto u realizua nga fotografi sportiv Shpend Ahmeti.

Por Tomoviq shpesh vjen në Kosovë, sidomos në Ferizaj, siç merret vesh ka shumë miq të shpirtit! Një fakt interesant, asnjëherë Tomoviqi nuk e ka ngritur zërin në mbrojtje të sportistëve shqiptarë kur në vitet e 90-ta u përzunë nga objektet sportive prej pushtuesit serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat