Besa Famgas do të fillojë nga pozita e parë

Hendboll

Besa Famgas do të fillojë nga pozita e parë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:32
Besa Famgas do të fillojë nga pozita e parë

Të mërkurën e të enjten luhen ndeshjet e xhiros së fundit (28) të stinorit të rregullt në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkuj). Tashmë dihet që në plejof kampioni aktual, Besa Famgas do të fillojë nga pozita e parë. Skuadra pejane, Besa Famgas, udhëheq në tabelë me 50 pikë. 47 pikë në vend të dytë i ka Kastrioti i Ferizajt, që të dielen e fitoi Kupën e Kosovës. Edhe vendi i tretë është caktuar. Prishtina do të nis plejofin si e treta, ndërsa një xhiro para fundit i ka 39 pikë. E hapur ka mbetur vetëm gara për vendin e katërt, në të cilin aktualisht është Vëllaznimi me 22 pikë. Vushtrria është e pesta me 21 pikë, ndërsa Drita e gjashta me 20 pikë. 
Të mërkurën (nesër) janë ndeshjet Besa Famgas – Drita (18:00) dhe Kastrioti – Vëllaznimi (19:00). Ndeshja e fundit, që mund të jetë edhe vendimtare, në mes të Vushtrrisë e Prishtinës luhet të enjten nga ora 20:30.
Në plejof, në gjysmëfinale, do të luajë Besa Famgas me skuadrën e vendit të katërt dhe Kastrioti i vendit të dytë me Prishtinën e vendit të tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat