Gjuka: Besojmë se do të jemi në finale

Hendboll

Gjuka: Besojmë se do të jemi në finale

Më: 8 maj 2019 Në ora: 11:07
Gjuka: Besojmë se do të jemi në finale

KH Prishtina kishte paraqitje të fuqishme në finale të Kupës së Republikës së Kosovës, por e humbi ndeshjen dramatike ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 28:27. Paraqitja në finale të Kupës, jep shpresë te Prishtina për sukses në plejof. Në Superligën A luhet edhe një xhiro para se të nis plejofi. Albi Gjuka ishte prej lojtarëve më të mirë të Prishtinës në finalen e së dieles. Ai realizoi 6 gola, shumicën në moment vendimtare. 
“Gjysmëfinalja ishte e lehtë dhe arritëm fitore të lehtë. Për finale e kemi ditur që do të jetë lojë e fortë dhe jemi përgatitur. U munduam t’i realizojmë detyrat që na ka dhënë trajneri dhe mendoj që deri në një pikë i realizuam. U munduam deri në sekondat e fundit, por nuk arritëm që të sjellim Kupën në Prishtinë. Tani na pret plejofi ku kundërshtar do ta kemi përsëri Kastriotin. Besoj që do të arrijmë të shkojmë në finale. Do të përgatitemi për këto ndeshje, do të analizojmë ndeshjen e fundit dhe do të shikojmë ku kemi patur gabime, që t’i përmirësojmë ato. Falenderojmë të gjithë tifozët prishtinas dhe ‘Plisat’ për përkrahjen në ndeshjen finale të Kupës”, ka thënë Gjuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat