A do të ketë lëvizje të reja në KHF Kastrioti? Ish kryetari vazhdon heshtjen!

Hendboll

A do të ketë lëvizje të reja në KHF Kastrioti? Ish kryetari vazhdon heshtjen!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:53
KHF Kastrioti

Klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt (femrat) është stabilizuar mjaft mirë dhe tani mendojnë për edicionin e ri të elitës, që pritet të fillojë kah mesi i muajit shtator! 
Nga ardhja kryetar i ri i KHF Kastriotit, Besnik Berisha, gjërat po shkojnë shumë mirë dhe raportohet për lëvizje të reja, që të përforcohen edhe me hendbolliste të reja. Hapi më i qëlluar ka qenë ardhja kryetrajner i ri i Burim Zaskokut, i cili siç raportohet ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka përgatitur mjaft mirë lojtaret të cilat nuk ishin sa duhet të përgatitura as fizikisht as teknikisht për shkak të mos punës sa duhet e si duhet të trajnereve të mëhershme.

Kjo kishte ndikuar që ekipi të ketë telashe me rezultate, në anën tjetër klubi ishte futur në krizë të thellë financiare, si rrjedhojë e kësaj kishte dhënë dorëheqje Skënder Ramadani nga pozita e kryetarit,  por asnjëherë nuk e ka sqaruar opinionin se disa lojtare apo trajneret ia kishin përgatitur bojkotin.

Megjithatë, Ramadani si armën më të fortë si duket e ka zgjedhur heshtjen! Duhet theksuar se Burim Zaskoku ka ardhur kryetrajner në vend të Vlora Jasharit, kjo e fundit kishte dhënë një arsyetim se po largohet për shkak të obligimeve që kishte, por ç’ është e vërteta klubin e la kur ishte futur në krizë të rezultateve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat