Vushtrria më e fortë se Prishtina

Hendboll

Vushtrria më e fortë se Prishtina

Më: 12 maj 2019 Në ora: 13:48
Pamje nga një ndeshje

Vushtrria ka shënuar fitore të re ndaj Prishtinës, këtë herë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e hendbollisteve. Ndeshja e luajtur në Vushtrri ka përfunduar me rezultat 26:19 për skuadrën vendase. Pas pjesës së parë rezultat ishte 12:11. 
Vushtrria ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të dytë, ndërsa Prishtina në të tretin. Ndeshja e dytë luhet në mesjavë në Prishtinë.
A. Kelmendi me 8 gola ishte më efikasja te Vushtrria. Te Prishtina 5 herë realizoi A. Stagova.

Vushtrria – Prishtina 26:19 (12:11)

Vushtrria: Nj. Kelmendi, B. Gubetini, Shala, Avdiu 2, Rama 7, Zymberi, Preniqi 1, Mehmeti, Paci 1, A. Kelmendi 8, Rrahmani, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 3, Sfarqa, Tahiri 4

Prishtina: Uka, A. Krasniqi, B. Krasniqi 3, Sefedini 2, Mekolli 1, Matarova 4, Stagova 5, Berisha 2, Hashani 2, Llapashtica, E. Berisha, Shala, Kurteshi, F. Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat