Kastrioti, finalisti i parë

Hendboll

Kastrioti, finalisti i parë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 21:59
Prishtina – Kastrioti

Kastrioti i Ferizajt është finalisti i parë në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kalimin në finale Kastrioti e siguroi të mërkurën kur në kryeqytet e mposhti Prishtinën me rezultat 32:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:14 për ferizajasit.

Ishte kjo fitorja e dytë e Kastriotit në gjysmëfinale të plejofit ndaj Prishtinës. Të shtunën në Ferizaj, Kastrioti fitoi me rezultat 28:21. Kastrioti në stinor të rregullt në Superligën A ishte në vend të dytë e Prishtina në vend të tretë. 

Kastrioti ka fituar Kupën e Kosovës këtë edicion dhe tani do të luftojë edhe për titull të kampionit. Në ndeshjen e së mërkurës më efikasi te Kastrioti ishte D. Terziqi me 11 gola. Te Prishtina më efikasi ishte A. Basholli me 5 gola. 

Prishtina – Kastrioti 26:32 (14:17)

Prishtina: Agushi, Beqiraj, Krasniqi, Basholli 5, Abazi 4, Fetahu, Visoka 4, Hoxha 1, Batatina, Shahini 4, Beshiri 3, Gjuka 2, Kastrati 3, Ademi

Kastrioti: Curri, Sula 1, Zherka 1, A. Dugolli 4, Terziqi 11, Prekazi 1, Shabani 4, Ramadani 2, D. Dugolli, Rudari 1, Mustafa, Esati, Bassomben 1, Rajatoski 5, Bytyqi 1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat