Istogu në finale të plejofit për herë të parë

Hendboll

Istogu në finale të plejofit për herë të parë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 22:05
Shqiponja – Istogu

Istogu e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Shqiponjës dhe për herë të parë do të luajë në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të mërkurën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të luajtur në Gjakovë, Istogu fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 31:25 dhe kështu siguroi finalen. Ndeshjen e parë të luajtur në Pejë, Istogu e kishte fituar me rezultat 35:26. 
Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, rezultati pas pjesës së parë ishte 17:13 për istogaset. S. Ujkiq me 8 gola ishte më efikasja te Istogu, ndërsa 7 gola i realizoi P. Ferataj. Nga 9 gola për Shqiponjën i shënuan Sh. Mehmeti e A. Nivokazi. 
Istogu ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të parë, ndërsa Shqiponja në vend të katërt. Kështu Kosova do të ketë një kampion të ri te hendbollistet. Shqiponja nuk do të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar.

Shqiponja – Istogu 25:31 (13:17)

Shqiponja: F. Ferizaj, L. Ferizaj 1, A. Goqi 2, Mehmeti 9, Nivokazi 9, Berisha 3, E. Goqi, E. Ferizaj 1, Nuza, Dedaj, Rexhepi, Dobruna, Quni, Knushi

Istogu: Ujkiq 8, Kameri, Gashi 1, Shatri, Muratoviq 5, L. Zogaj, D. Zogaj, Rugova 6, Shehdadi, F. Rexhaj 4, Halitaj, D. Rexhaj, V. Rexhaj, Ahmetgjekaj, Ferataj 7, Berisha 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat