Kelmendi: Në finale tregojmë vlerat që kemi

Hendboll

Kelmendi: Në finale tregojmë vlerat që kemi

Më: 17 maj 2019 Në ora: 11:44
Kelmendi: Në finale tregojmë vlerat që kemi

Falë Njomza Kelmendit, porta është prej pikave më të forta në skuadrën e Vushtrrisë. Pasi u paraqit në finale të Kupës së Kosovës, Vushtrria prej të mërkurës do të luajë edhe në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Sërish përballë Vushtrrisë do të jetë Istogu, ndërsa ndeshja e parë luhet në Pejë. Vushtrria në gjysmëfinale të plejofit e mposhti në dy ndeshje skuadrën e Prishtinës. Reprezentuesja e Kosovës, Kelmendi, beson shumë se Vushtrria në finale të plejofit do të jetë e suksesshme dhe do të shfaq vlerat që ka.
“Gjysmëfinalet me Prishtinën ishin të vështira, mirëpo ia arritëm që falë angazhimit të plasohemi në finale të plejofit. Fakti që kemi arritur deri këtu tregon se jemi ekip me vlera dhe se kemi punuar gjatë tërë vitit. Çdo ekip ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Unë besoj shumë në bashkëlojtaret e mia. Do të japim maksimumin dhe shpresoj shumë që në finale të luajmë lojën tonë dhe të dalim triumfuese”, ka thënë Njomza Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat