Pse duhet Komuna e Ferizajt ta falënderojë publikisht FHK-në që e shpëtoi KHF Kastriotin? 

Hendboll

Pse duhet Komuna e Ferizajt ta falënderojë publikisht FHK-në që e shpëtoi KHF Kastriotin? 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:29
Pse duhet Komuna e Ferizajt ta falënderojë publikisht FHK-në që e shpëtoi KHF Kastriotin? 

Opinion

Po e shpëtuan, e shpëtuan nga përjashtimi!, kështu thoshin disa sportdashës në Ferizaj. Fatmirësisht shpëtuan klubi i hendbollit femrat e Kastriotit duke iu falënderuar Komisionit të Garave të Federatës së Hendbollitt ë Kosovës, madje edhe disa zyrtarëve të saj, emrat e të cilëve janë të njohur për redaksi, që kontribuuan në një formë që Kastriotit gjatë kampioantit t’ia shtyjnë ndeshjet, për shkak se nuk gjenin mjete, por jo vetëm mjete por e bojkotonin ish kryetarin e klubit Skënder Ramadanin!

Dy ndeshje u shtynë dhe shpëtuan nga përjashtimi. Më në fund pas largimit të Skënder Ramadanit nga posti i kryetarit, në krye të klubit erdhi Besnik Berisha dhe vuri stabilitetin, sidomos pas prurjes kryetrajner të Burim Zaskokut, ky i fundit bëri rend e rregullt! Prandaj, klubi disa herë ishte në gjendje kritike, por Berisha i dha stabilitetin në javët e fundit.

Pavarësisht sa është punuar, Komuna e Ferizajt së bashku me drejtorinë e sportit, duhet të dalin publikisht ta falënderojnë Federatën e Hendbollit të Kosovës, që u tregua zemërgjerë apo humane, që e shpëtoi klubin nga përjashtimi prej garave!  Kjo është e vërteta, bile mos të harrojmë se edhe KHF Istogu përmes zyrtarëve të saj, kishte shprehur gatishmërinë në një moment që ndeshjen ta luajë në Ferizaj vetëm klubi mos të vije para përjashtimit. Prandaj, Kastrioti ka qenë shumë me fat që sot është në ligë, kryesisht meritë e Federatës së Hendbollit të Kosovës, këtë e din mirë edhe ish kryetari Skënder Ramadani.
Bile Bashkim Haxhimusa, zyrtar për sport në Komunën e Ferizajt, kishte sqaruar para një kohe se ku është faji.
“Komuna e Ferizajt e ka ndihmuar KHF Kastriotin me 7000 euro, mjete financiare për stinorin vjeshtor për vitin 2018 e që është e ligjshme që komunat e Kosovës të i ndihmoj klubet sportive me 20% deri në 30 për qind të mjeteve të nevojshme financiare nga totali vjetor i një klubi, ndërsa kryesia e klubit duhet të i siguroj mjete (70%) tjera të nevojshme, a deri më tani ka ndodhë e kundërta, e unë i pyes kryesinë e klubit sa mjete ka siguruar nga donatoret dhe çka bën ajo kryesi.

Edhe Vlora Jashari nuk ka pse të dorëzohet, sepse ende nuk ka filluar, për katër muaj punë nuk ka lodhje, duhet të kërkohen mundësit për ndryshim e jo të kërkohet dera e komunës sepse klubet sportive janë OJQ dhe përgjegjësia bie mbi organet udhëheqëse të klubit e kurrsesi dikund tjetër”, kështu kishte deklaruar Haxhimusa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat