Vëllaznimi mbetet në ligë - Bota Sot
Vëllaznimi mbetet në ligë

Hendboll

Vëllaznimi mbetet në ligë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 18:04
Vëllaznimi mbetet në ligë

Hendbollistet e Vëllaznimit të Gjakovës edhe në edicionin e ardhshëm do të luajnë në Superligën e Kosovës. Vëllaznimi të shtunën në Drenas ka fituar ndeshjen e plejautit (play-out) ndaj skuadrës CLICK me rezultat 31:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:7 për gjakovaret.
Vëllaznimin drejt fitores e udhëhoqi E. Radoniqi me 13 gola. Te CLICK-u u dallua M. Ipçi me 14 gola. 
Vëllaznimi kishte mbyllur garimin në Superligë në vendin e parafundit dhe për këtë e luajti ndeshjen e plejautit me CLICK-un që ishte i dyti në Ligën e Parë. Nga Superliga e femrave është larguar Vjosa, ndërsa skuadër e re e Superligës do të jetë Ferizaj që ishte kampion në Ligën e Parë. 

Vëllaznimi – CLICK 31:22 (17:7)

Vëllaznimi: Kabashi, Hoda, Daija 1, Frrokaj 1, Jetishi, Zhubi 3, Bytyqi, Kastrati 1, Mullakadrija, Cermjani, Radoniqi 13, Varaki, Berisha, Gashi 4, Osmanaj 8.

CLICK: Tafili, Meta, Morina 3, Ipçi 14, Gjeraj, Rr. Sadiku 1, A. Sadiku, Ademi, Ademi, Morina, Gashi 4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...