Trajneri që synon titullin në Kosovë, mahnit me foto

Hendboll

Trajneri që synon titullin në Kosovë, mahnit me foto

Nga: K. G. Më: 21 maj 2019 Në ora: 12:37
Trajneri që synon titullin në Kosovë, mahnit me foto

Trajneri i klubit të hendbollit Istogu, Faruk Shala, si gjithmonë krijon atmosferë relaksuese para sfidave kryesore në kampionat, kësaj radhe poston një foto mahnitëse.  
“Edhe një gjeneratë e suksesshme po përcillet.
Vajzat qe i sjellën qytetit shumë tituj, si kampion të Kosovës U15, dy tituj të kampionit të Kosovës U17, dy kupa të republikës, pjesë e 16 skuadrave më të mira të Evropës në Challange Cup, po ashtu presin finalen e play-off-it. Si trajner dhe mësimdhënës ju uroj maturën, shumë suksese në studime, të jeni gjithmonë shembull ashtu si ishit si hendbolliste, të jemi krenarë me ju edhe në sferat e tjera të jetës. Shumë fat e suksese ju dëshiron trajneri”, shkruan Shala.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat