Besa skuadra më e suksesshme pas pavarësimit, Kastrioti me lavdinë e të kaluarës

Hendboll

Besa skuadra më e suksesshme pas pavarësimit, Kastrioti me lavdinë e të kaluarës

Më: 21 maj 2019 Në ora: 14:13
Besa skuadra më e suksesshme pas pavarësimit, Kastrioti me lavdinë e të kaluarës

Po i afrohemi fundit të një edicioni interesant dhe me rivalitet në kampionatin e Kosovës në hendboll. Në finale të garave shtesë (plejofit) prej të mërkurës takohen Besa Famgas e Pejës dhe Kastrioti i Ferizajt. Bëhet fjalë për dy klubet më të mira të këtij edicioni, por poashtu për klube që kanë rëndësi të madhe në historinë e hendbollit kosovar.

Kampionati i Kosovës (meshkujt) ka histori të gjatë e të lavdishme. Kampionati i parë është zhvilluar në vitet 1954\55, kurse titullin e fitoi Normalisti i Prishtinës. Normalisti ka dominuar në vitet e para e më pas titulli ka shkuar edhe në qendrat tjera. Në momente të lavdishme për hendbollin e Kosovës, skuadrat më të mëdha si Borci i Ferizajt, Trepça e Mitrovicës, Bozhuri i Gjilanit e ndonjë tjetër kanë luajtur në nivele më të larta të ish-Jugosllavisë. Pra nuk kanë luajtur në kampionatin e Kosovës.

Kampionati i Kosovës ka mbledhur ekipet më të mira të vendit prej pavarësimit të sportit tonë. Pas pavarësimit skuadra më e suksesshme është ajo pejane, Besa, tani e njohur si Besa Famgas. Kampionatin e parë të pavarur e ka fituar Kastrioti i Ferizaj (1991\92), klub ky që dikur njihej si Borci. Kastrioti ka fituar titullin edhe në vitin 1993, 2000, 2010 e 2011.

Pas pavarësimit shumë më tepër tituj të kampionit ka klubi pejan, Besa Famgas që ka dominuar thuajse plotësisht. Besa ka fituar pesë titujt e fundit, kurse kampion ishte edhe në vitin 2012. Gajshtë tituj rresht i kishte prej vitit 2002 deri në vitin 2007. Para luftës Besa fitoi kampionatin në vitin 1997 e 1996.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat