Reagon ashpër Kosova për Flamur - Bota Sot
Reagon ashpër Kosova për Flamur

Hendboll

Reagon ashpër Kosova për Flamur

Më: 21 maj 2019 Në ora: 16:09
Reagon Kosova për Flamur

Federata e Hendbollit e Kosovës ka reaguar menjëherë të martën te drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), për trajtimin diskriminues dhe jo të barabartë të saj në ceremoninë e shortit për Kampionatin Botëror në hendboll, që u mbajt sot në Pontevedra në Spanjë. Në shortin për Botërorin e juniorëve që mbahet në korrik në Spanjë, vendi ynë është prezantuar me logon e FHK-së dhe jo me flamurin shtetëror te Kosovës, siç janë prezantuar vendet e tjera.

“Jemi të indinjuar dhe të befasuar nga ky akt i mos respektit dhe trajtimit jo të barabartë të Kosovës si shtet dhe poashtu të FHK-së. Jemi të befasuar nga trajtimi i tillë i Kosovës nga ana e Federatës Spanjolle të Hendbollit dhe të përfaqësuesit të IHF-së z. Per Bertelsen, i cili e udhëhoqi shortin”, thuhet ndër të tjera në letrën që presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini ia ka dërguar presidentit të IHF-së, Hassan Moustafa dhe anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të IHF-së.

FHK-ja urgjentisht ka kërkuar sqarim nga IHF-ja për këtë çështje si dhe ka kërkuar që FHK-ja dhe Kosova të respektohen si të gjitha vendet tjera pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror U21, që do të mbahet në muajin korrik në Spanjë.

“FHK-ja lidhur me këtë akt ka informuar edhe Komitetin Olimpik te Kosovës, nga i cili ka kërkuar të reagoj te Komiteti Olimpik Ndërkombëtar”, thuhet tutje në reagimin e nënshkruar nga presidenti Saraçin".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...