Marrja e Zotit! Me lejen e cilit lesh u hoq Flamuri i Kosovës?

Hendboll

Marrja e Zotit! Me lejen e cilit lesh u hoq Flamuri i Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:08
Marrja e Zotit! Me lejen e cilit lesh u hoq Flamuri i Kosovës?

Marrja e Zotit! Ajo çka ndodhi sot në Pontevedra të Spanjës është e turpshme dhe nuk ka asnjë justifikim!  Mosparaqitja e Flamurit të Kosovës (i një shtetit të njohur ndërkombëtarisht) gjatë hedhjes së shortit për Kampionatin Botëror për juniorë në hendboll (meshkujt), është një turp i pakufishëm që ndodhi sot në Spanjë. “ Në shortin për Botërorin e juniorëve që mbahet në korrik në Spanjë, vendi ynë është prezantuar me logon e FHK-së dhe jo me flamurin shtetëror te Kosovës, siç janë prezantuar vendet e tjera”, thuhet nga FHK. 
Kush ishte ai lesh që dha urdhër të mos paraqitet Flamuri i Kosovës, por vendosi logon e federatës e jo Flamurin shtetëror.  
 “Jemi të indinjuar dhe të befasuar nga ky akt i mos respektit dhe trajtimit jo të barabartë të Kosovës si shtet dhe po ashtu të FHK-së. Jemi të befasuar nga trajtimi i tillë i Kosovës nga ana e Federatës Spanjolle të Hendbollit dhe të përfaqësuesit të IHF-së z. Per Bertelsen, i cili e udhëhoqi shortin”, thuhet ndër të tjera në letrën që presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini ia ka dërguar presidentit të IHF-së, Hassan Moustafa dhe anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të IHF-së. 
Kjo që ka ndodhë sot nuk ka asnjë fije morali sportiv dhe ai që e ka dhënë urdhrin, që një shtet ta paraqes me logo të federatës e jo me Flamur shtetëror, duhet automatikisht që të shkarkohet apo Federata spanjolle të sanksionohet rëndë! Në fakt, si lejon IHF-i një gjë të tillë t’i ndodhë para syve të tyre, ta diskriminojë Kosovën. E çka tash, në korrik mbahet Kampionati Botëror, si duhet të paraqitemi? Me flamur të FHK-së? Assesi, kjo nuk do të lejohet dhe as që besoj se do ta lejon Federata e Hendbollit e Kosovës, për faktin e Kosova është i barabartë me të gjitha federatat tjera dhe pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat