Trajneri kroat flet para sfidës finale Besa-Kastrioti - Bota Sot
Trajneri kroat flet para sfidës finale Besa-Kastrioti

Hendboll

Trajneri kroat flet para sfidës finale Besa-Kastrioti

Më: 21 maj 2019 Në ora: 19:01
Trajneri kroat flet para sfidës finale Besa-Kastrioti

Te Besa Famgas janë të vendosur të vazhdojnë dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa ka fituar titullin në pesë vitet e kaluara dhe do ta ketë përparësinë e terrenit vendas në finalen e plejofit. Ndeshja e parë finale mes Besa Famgasit dhe Kastriotit luhet të mërkurën në “Karagaçi” të Pejës nga ora 20:30.

Trajneri i ekipit pejan, kroati Zdenko Kordi ka thënë se beson në kualitetin që ka në skuadër.

“Lojtarët tanë po stërviten të motivuar dhe po përgatiten për ndeshjet me Kastriotin. Respektojmë kundërshtarët. Besojmë në veten tonë dhe kualitetin që kemi. Dëshiroj që të tregohet hendboll kualitativ dhe që hendbollistët tanë të ofrojnë angazhmanin më të mirë të mundshëm. Ftojë tifozët që të vijnë në numër sa më të madh, të jenë me ne dhe të na përkrahin”, ka deklaruar Kordi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...