Parduzi: Shpresojmë të festojmë

Hendboll

Parduzi: Shpresojmë të festojmë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 10:43
Parduzi: Shpresojmë të festojmë

Vushtrria ka humbur finalen e Kupës nga Istogu, por në skuadrën vushtrriase janë optimist para fillimit të finales së plejofit. Vushtrria ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të dytë, ndërsa në gjysmëfinale kaloi Prishtinën. Tani luan në Istogun në finale, ndërsa ndeshja e parë është sot nga ora 18:00 në Pejë. Ndeshja e dytë do të luhet në fundjavë në Vushtrri. Skuadra me dy fitore apo një fitore e një barazim shpallet kampion. 
Trajneri i Vushtrrisë, Arben Parduzi pret paraqite të mirë qysh në ndeshjen e parë. “E dijmë që Istogu ka skuadër cilësore, por ne si klub i kemi synimet tona për titull të kampionit. Vajzat janë shumë të motivuara dhe shpresojmë në paraqitje të mirë qysh në ndeshjen e parë në Pejë.
Kështu do të presim ndeshjen e dytë në Vushtrri në një atmosferë të zjarrtë dhe të festojmë titullin e kampionit”, ka thënë Parduzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat