Shala: Qyteti i Istogut meriton të ketë skuadër kampione

Hendboll

Shala: Qyteti i Istogut meriton të ketë skuadër kampione

Më: 22 maj 2019 Në ora: 10:46
Shala: Koha që Istogu të bëjë hapin e ardhshëm

Sot nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë luhet ndeshja e parë finale e plejofit të hendbollisteve në mes të Istogut dhe Vushtrrisë. Istogu ka fituar Kupën dy herë rresht dhe tani po synon titullin e parë. Trajneri i Istogut, Faruk Shala është i kënaqur me çasjen, angazhimin, vetëmohimin dhe përkushtimin e lojtareve të tij. Ai vlerëson rezultatet e arritura në dy vitet e fundit. “Tani është koha për hapin e rradhës. Qyteti i Istogut meriton të ketë skuadër kampione dhe ne do të japim çdo gjë që të arrijmë këtë objektiv. Jemi të vetëdijshëm se do ta kemi vështirë, përpara kemi një skuadër me traditë dhe përvojë, por kam besim në kualitetin e skuadrës tonë. Mendoj se skuadra e Istogu është më cilësore dhe ka synim vetëm fitoren. Vushtrria është e motivuar, por të motivuar jemi edhe ne. Asnjëherë nuk kemi qenë më afër titullit. E kemi edhe përkrahjen e publikut në Pejë, i gjithëqyteti i Istogut është pranë nesh. Këto vajza nuk i kanë zhgënjyer qytetarët asnjëherë dhe kështu do të jetë edhe në finale”, ka thënë Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat