Vlerësimi i përzgjedhësit Ramadani për shortin e Botërorit - Bota Sot
Vlerësimi i përzgjedhësit Ramadani për shortin e Botërorit

Hendboll

Vlerësimi i përzgjedhësit Ramadani për shortin e Botërorit

Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:59
Taip Ramadani

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka thënë se Kombëtarja U21 do të udhëtojë në Spanjë për të dëshmuar që e meriton të jetë pjesë e ngjarjes më të madhe, kampionatit botëror për juniorë.

Kampionati botëror i juniorëve zhvillohet në muajin korrik, ndërsa shorti është hedhur të martën në Ponteverda, njërin prej dy qyteteve ku zhvillohet botërori i 22-të i juniorëve. 

Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës merr pjesë në botëror, pra hendbolli po shkruan kapitull të ri të historisë së sportit kosovar. Kosova U21 do të luajë në Grupin C së bashku me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahrejnin.

Përzgjedhësi Ramadani ka bërë një analizë të grupit në të cilin gjendet Kosova.“E kemi patur të qartë që në grup do t’i kemi tri ekipe të forta evropiane dhe dy ekipe tjera sipas fatit. 

Portugalia viteve të fundit ka ecur shumë para me gjenerata të reja dhe është favorite në grupin tonë. Por kuptohet që edhe Kroacia e Hungaria janë superfuqi në këtë nivel. Gjithashtu Brazili e Bahrejni në 10 vitet e fundit kanë prodhuar një sasi të madhe të talentëve vendorë dhe pres cilësi të lartë edhe nga këto dy ekipe kombëtare. Mirëpo duhet të kuptojmë se klasifikimet në kampionat botëror bëhen sipas cilësisë së dëshmuar nga kampionati i fundit de kjo nuk do të thotë se këto grupmosha mund ta përsërisin suksesin e paraardhësve të tyre”, ka thënë përzgjedhësi Taip Ramadani për të vazhduar: “Ne ndjehemi krenarë të jemi në mesin e ekipeve më të forta në botë dhe do të shkojmë me këtë mentalitet, që të dëshmojmë se e meritojmë të jemi në këtë ngjarje të madhe. Për sa kohë jemi në botëror, çdo gjë mund të ndodhë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...