Idrizi: Presim që titullin ta sigurojmë në Ferizaj

Hendboll

Idrizi: Presim që titullin ta sigurojmë në Ferizaj

Më: 24 maj 2019 Në ora: 11:01
Idrizi: Presim që titullin ta sigurojmë në Ferizaj

Të shtunën nga ora 18:00 në Ferizaj luhet ndeshja e dytë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në mes të Kastriotit dhe Besa Famgasit. Ndeshjen e parë të luajtur të mërkurën në Pejë e fitoi Besa Famgas me rezultat 16:15. Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe dramatike, që u vendos vetëm në fund. Te Besa më efikasi ishte aloja Bajram Idrizi që shënoi katër gola. Besës në Ferizaj i duhet fitorja apo barazimi për të fituar titullin e gjashtë rresht dhe për të vazhduar dominimin në Superligë. Idrizi është kohë të gjatë te Besa dhe beson që titulli mund të sigurohet në Ferizaj.
“Në Pejë në ndeshjen e parë arritëm te fitorja falë paraqitjes superiore në fazën e mbrojtjes. Arritëm të kthejmë rezultatin në favorin tonë dhe të fitojmë, falë një angazhimi të pakompromis të të gjithë lojtarëve. Tani presim që titullin ta sigurojmë në ndeshjen e dytë në Ferizaj. Jemi të mobilizuar maksimalisht dhe do të udhëtojmë të shfaqim lojë të mirë dhe të shënojmë fitore. Me fitore sigurojmë titullin e gjashtë me radhë. Do të paraqitemi në ndeshjen e dytë sikur rezultati të jetë në fillim të serisë, pra 0:0. Me angazhim maksimal synojmë fitore të re dhe titull të ri”, ka thënë Bajram Idrizi, lojtari që ka dhënë kontributin në sukseset e shumta të skuadrës pejane Besa Famgas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat