Kelmendi: Shpresojmë që të shtunën mos t’i zhgënjejmë - Bota Sot
Kelmendi: Shpresojmë që të shtunën mos t’i zhgënjejmë

Hendboll

Kelmendi: Shpresojmë që të shtunën mos t’i zhgënjejmë

Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:37
Kelmendi: Shpresojmë që të shtunën mos t’i zhgënjejmë

Vushtrria ishte e barabartë me Istogun në pjesën e parë të ndeshjes së parë finale të plejofit. Por në pjesën e dytë lojtaret istogase dominuan plotësisht dhe shënuan fitore të thellë me 32:23. Ndeshja e parë finale u luajt të mërkurën në Pejë, kurse të shtunën luhet ndeshja e dytë finale mes Vushtrrisë dhe Istogut, në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, nga ora 17:00. 
Vushtrriaset shpresojnë të shënojnë fitore dhe të sigurojnë ndeshjen e tretë finale. Shumë pritet nga portieja Njomza Kelmendi, që edhe në finalen e parë ishte më e dalluara te Vushtrria.
“Prapë lojën në Pejë e humbëm si pasojë e gabimeve tona. Shpresojmë që ndeshjen e dytë në Vushtrri ta fitojmë dhe të dërgojmë serinë finale në ndeshjen e tretë, dhe që në fund t’ia arrijmë qëllimit. Përparësi e Istogut në ndeshjen e parë ishte publiku, ndërsa tani ne jemi vendase dhe presim përkrahje nga publiku jonë, i cili na ka përkrahur si në humbje ashtu edhe në fitore. Shpresojmë që të shtunën mos t’i zhgënjejmë”, ka deklaruar Njomza Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...