Parduzi: Nuk do të dorëzohemi

Hendboll

Parduzi: Nuk do të dorëzohemi

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:34
Parduzi: Nuk do të dorëzohemi

Besa Famgas nga Peja dhe Istogu e kanë qetësinë, ndërsa presioni është te Kastrioti i Ferizajt dhe Vushtrria, në ndeshjet e dyta të serisë së finaleve të play-off-it të Kosovës në hendboll (meshkuj e femra).

Nesër në orën 17.00 në palestrën e sportit “Jeton Tërstena-Tota” në Vushtrri, do të ballafaqohen Vushtrria dhe Istogu (femrat). Istogu e ka fituar takimin e parë me rezultat 32:23 dhe avancon në seri të fitoreve me 1:0, kështu që i mjafton edhe një barazim që të shpallen kampion, kurse Vushtrrinë vetëm fitorja do ta mbajë në garën për titull! Vushtrria ka përparësinë e fushës dhe pret përkrahjen e madhe të tifozëve “Forca”.

“Mendoj që ka me qenë një ndeshje e fortë në Vushtrri. E dimë se do të jetë vështirë por do të mundohemi që të paktën në Vushtrri, para tifozëve tanë të fitojmë. Në ndeshjet derbi po vërehet mungesa e lojtares më të mirë Burneta Ramës, edhe ajo është problemi që po kemi ne si ekip, por do të mundohemi me lojtaret që kemi dhe nuk do të dorëzohemi”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Arben Parduzi, kryetrajner i Vushtrrisë.

Më tutje tha se si përparësi e vlerësojnë terrenin vendas. “E kemi njërën prej  lojtareve më të mira në ekip të lënduar dhe nuk dimë se a mundet të luaj. Përparësi mund ta quaj vetëm terrenin dhe atmosferën që bëhet si gjithmonë në Vushtrri”, thotë Parduzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat