Shala: Do t’i gëzojmë qytetarët istogas 

Hendboll

Shala: Do t’i gëzojmë qytetarët istogas 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:39
Shala: Do t’i gëzojmë qytetarët istogas 

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, është i qetë dhe shpreson se do të fitojnë, që ta festojnë titullin e parë në histori të këtij klubit. Ata nesër (17.00) si mysafir luajnë kundër Vushtrrisë, në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).  

“Ne udhëtojmë në Vushtrri për me ia shtuar edhe një faqe të lavdishme të historikut KHF Istogut dhe sportit Istogas, ky titull është shumë i rëndësishëm për neve, sublimim i punës 15-vjeçare në klubin tonë.

Jemi të përgatitur për këtë ndeshje, kemi kualitetin e duhur, vajzat janë maksimalisht të motivuara, skuadra është komplete, nuk kemi lëndime, kam shumë respekt për miket tona, skuadrën me traditë të Vushtrrisë, për tifozët e mrekullishëm, por si do që të jetë ne kemi investuar në skuadër fal edhe dashamirëve tanë, kemi ndërtuar skuadër të fortë.

Besoj se do t’i gëzojmë qytetarët Istogas me titullin që do ta sjellim në Istog”, thotë Shala. “Jemi të kompletuar, gjendja e skuadrës është shumë e mirë dhe atmosfera e jashtëzakonshme. Përparësitë i shoh të kualiteti, jemi për momentin skuadër më kualitative, në të gjitha pozitat e në fushë kemi lojtare me kualitet dhe kjo na jep siguri”, ka deklaruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat