Reagon ashpër Kastrioti, na dëmtuan rëndë në Pejë

Hendboll

Reagon ashpër Kastrioti, na dëmtuan rëndë në Pejë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2019 Në ora: 10:19
Reagon ashpër Kastrioti, na dëmtuan rëndë në Pejë

Klubi me renome i hendbollit Kastrioti nga Ferizajt, fitues i Kupës së Kosovës, reagon ashpër humbjen e ndeshjes së parë finale të play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), në duel me besa Famgas me rezultat të ngushtë 16:15. Flamur Salihu, drejtor i klubit Kastrioti, shpreh indinjatë e thellë për mënyrën se si u dëmtua skuadra e tij nga ana e gjyqtarëve. 
“Klubi i Kastriotit shpreh indinjatën e thellë në personat zyrtar, në vëzhguesin e ndeshjes I. Mahmuti, kohëmatësin B. Popovci, si dhe në qiftin e referëve I. Bytyqi dhe S. Kasapi, sepse nuk ishin në nivel të detyrës për një derbi siç është ndeshja Besa - Kastrioti, kur e themi këtë bazohemi në atë që ndodhi pikërisht në ndeshje, ku pas shumë gabimeve që ndodhën me qëllim apo pa qëllim, klubi jonë u dëmtua në mënyrë drastike.

Në minutën 59:11 pas largimit të lojtarit të dytë prej 2 minutave jashtë loje K. Jupa dhe në këtë rast Besa duhet të ishte me 4 lojtarë në fushë deri në fund të ndeshjes, por ata pas 1 minute pushim të kërkuar nga KH Kastrioti, KH Besa aktivizon lojtarin e pestë në fushë i cili nuk kishte të drejt loje deri në fund të ndeshjes pasi që ai ishte i përjashtuar në minutën 58:23.

Personi zyrtar i KH Kastriotit reagon për këtë shkelje të futjes së lojtarit të Besës para kohe. Në atë moment delegati nuk e përfill ankesën e personit zyrtar duke e kërcënuar me dënim në këtë rast delegati i ndeshjes dhe referët nuk reagojnë në mënyrë të drejt dhe të sanksionojnë KH Besën edhe me një ndëshkim prej 2 minutave të një lojtari të tretë ku normalisht Besa duhet të vazhdonte lojën e mbetur me 3 lojtar në fushë e jo me 5 siç edhe përfundoi ndeshja.
Me p.z garave është shkaktuar dëme material. Është publikuar buletini 53 dhe aty shkruan që janë të suspenduar delegati dhe kohëmatësi deri në vendimin e ardhshëm”, reagon drejtori i klubit Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat