Besa e fuqishme, kampion i ri i Kosovës - Bota Sot
Besa e fuqishme, kampion i ri i Kosovës

Hendboll

Besa e fuqishme, kampion i ri i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2019 Në ora: 19:41
Besa e fuqishme, kampion i ri i Kosovës

Besa Famgas nga Peja vazhdon dominimin në Kampionatin e Kosovës në hendboll (meshkujt). Pejanët stolisen me titullin e ri të kampionit apo është i gjashti rresht! Ndeshje e fortë në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, mes fituesit të Kupës së Kosovës, Kastriotit nga Ferizaj dhe Besa Famgas, në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës, e cila përfundon me rezultat 26:25 në favor të pejanëve. 
Dramë e vërtet në fund, pasi që pejanët ishin në epërsi me 21:24, por ferizajasit brenda pak minutave barazuan rezultatin 24:24 pikërisht në minutën e 28.30.
Besa shpallet kampion i ri dhe në seri të fitoreve me 2:0, pasi që takimin e parë e fituan në Pejë me 16:15. Ky është titulli i 12 i pasluftës për Besën apo i 14-ti pas pavarësimit të sportit të Kosovës nga ai serbosllav.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...