Trajneri i fundit që Kastriotin e bëri kampion të Kosovës në vitin 2011! 

Hendboll

Trajneri i fundit që Kastriotin e bëri kampion të Kosovës në vitin 2011! 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2019 Në ora: 13:50
Sami Çerkini

Plotë 8 vite dhe klubi me renome Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt) po vuan për titullin e kampionit të Kosovës në hendboll. Nga viti 2010-11 Kastrioti nuk din ta fitojë titullin e kampionit, që nga koha kur ishte kryetrajner Sami Çerkini, ish portieri i mirënjohur, që aktualisht është kryetrajner i femrave të Ferizajt dhe janë ngjitur në Superligë.
Kastrioti mbetet pa titull edhe këtë vit, por suksesi i tyre është triumfi në Kupën e Kosovës. Çerkini mbanë kokën lart apo i rriten muskujt nga krenaria në Ferizaj, sepse asnjë trajner nuk po del që nga largimi i tij që t’i sjellë titullin ferizajasve, që besa as Verim Zherka. Kastrioti bëri  lojëra të mira por fati ia ktheu shpinën në finalet e mëdha në duel me Besa Famgas. Madje për ndeshjen e parë ferizajasit u ankuan se u dëmtuan në Pejë. Ky është sporti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat