Rugova: Arritëm qëllimin e përbashkët

Hendboll

Rugova: Arritëm qëllimin e përbashkët

Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:03
Rugova: Arritëm qëllimin e përbashkët

Albina Rugova do të mbahet mend si kapitenja e parë e Istogut që ngriti lart kupën e kampionit të Kosovës në hendboll. Istogu të shtunën siguroi titullin, për të kurorëzuar kështu punën shumëvjeçare. Istogu ka dy Kupa të Kosovës e tani edhe titull të kampionit. Aloja Rugova është prej më meritoreve për këtë sukses.

"Si kapitene jam shumë e lumtur që mundi ynë më në fund u shpërblye. Për këtë sukses kemi punuar shumë vite dhe trofeu i kampionit ishte i vetmi që i ka munguar klubit tonë. Falë punë së pandalshme të trajnerit dhe lojtareve, arritëm qëllimin e përbashkët", ka deklaruar Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat