Muhaxheri: Klubi i Pejës e konfirmon edhe njëherë se është më i miri në vend 

Hendboll

Muhaxheri: Klubi i Pejës e konfirmon edhe njëherë se është më i miri në vend 

Nga: K. G. Më: 28 maj 2019 Në ora: 19:48
Muhaxheri: Klubi i Pejës e konfirmon edhe njëherë se është më i miri në vend 

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka pritur kampionin e ri të Kosovës, klubin e hendbollit Besa Famgas.
“Sot kisha kënaqësinë të pres në zyre klubin e hendbollit KH Besa FamGas, të shpallur kampion i Kosovës në Kampionatin e Hendbollit 2018/19. Klubi i Pejës e konfirmon edhe njëherë se është më i miri në vend! 
Një sukses i radhës i bazuar mbi një organizim serioz të klubit, punë e përkushtuar e sportistëve dhe drejtim profesionist i trajnerëve. Urime djema!”, ka shkruar Muhaxheri në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat