Besa Famgas, finalistja e parë

Hendboll

Besa Famgas, finalistja e parë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:19
Besa Famgas, finalistja e parë

Besa Famgas është finalistja e parë e Ligës së juniorëve në hendboll. Në gjysmëfinalen e parë të FINAL4 skuadra pejane e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 39:32. Besa Famgas ishte në epërsi edhe pas pjesës së parë, me rezultat 21:15. 
FINAL4 i Ligës së Juniorëve nisi të shtunën në Prishtinë. FINAL4 apo plejofi, zhvillohet pas përfundimit të pjesës së rregullt të kampionatit. 

Besa Famgas - Kastrioti 39:32 (21:15)
Besa Famgas: Thaqi, Mushkolaj 6, J. Muqolli 7, Tahirukaj 6, E. Vokshi 7, Y. Muqolli 4, Dakaj 1, Shabi 7, J. Vokshi 1, Mazreku, G. Thaqi, Mehaj.
Kastrioti: Azemi, Bytyqi 3, Mustafa 9, Rudari 7, Shabani 4, A. Dugolli 7, Qerimi 1, Tafarshiku, Bajrami 1, Selmani, Al. Dugolli, E. Selmani, P. Qerimi, Jupa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat