Kosova barazon me Poloninë

Hendboll

Kosova barazon me Poloninë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 qershor 2019 Në ora: 22:08
Kosova barazon me Poloninë

Kombëtarja e Kosovës bëri lojë të madhe dhe barazoi me rezultat 23:23 (14:13) me Poloninë, në ndeshjen e vlefshme të grupit 1 të kualifikueseve për Euro 2020 në hendboll (meshkujt).

Kosova nuk mposhtet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, e cila fiton pikën e tretë në kuadër të grupit. Kosova dhe Polonia kanë nga tri pikë dhe ndajnë vendin e tretë dhe të katërt.

“Çfarë ndeshje, çfarë lufte nga djelmoshat tanë. Na mungon fati në fund dhe lëshojmë fitoren nga dora. Barazim me shije të fitores. Superfuqia evropiane merr pikë me shumë fat në Prishtinë, me gol në sekondën e fundit”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat