Alfred Llazari ka dy fjalë për Taip Ramadanin dhe Kosovën

Hendboll

Alfred Llazari ka dy fjalë për Taip Ramadanin dhe Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2019 Në ora: 10:48
Alfred Llazari ka dy fjalë për Taip Ramadanin dhe Kosovën

Pikë e madhe për kombëtaren e Kosovës dhe që e fitoi ndaj superfuqisë evropiane, Polonisë! Polakët me fat të madh importuan një pikë kur barazuan rezultatin 23:23 në sekondën e fundit, në përballjen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në një atmosferë impozante. Ish selektori i kombëtares së Kosovës, Alfred Llazari, ka dy fjalë për selektorin Taip Ramadanin që po bën një punë të madhe dhe për kombëtaren e Kosovës, e cila ka tri pikë në kuadër të grupit 1 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.  
“Urime stafit, si dhe lojtarëve për suksesin e arritur, edhe pse barazim për mu është fitore, e sidomos kur të dimë rezultatin në Poloni ku është shumë vështirë që të rehabilitohen stafi, lojtarët por ata ja arritën.
Por ata ja arritën që të stabilizohen dhe të besojnë vetes dhe punës së bërë që rezultoj që nuk bën më mirë.
Përfaqësuesja e Kosovës nuk është më veç një përfaqësuese për të marr pjesë por për respekt dhe prej cilës priten edhe rezultatet për lakmi.
Stafit e lojtarëve urime si dhe sukses në të ardhmen në çdo nivel të garimit. Urime stafin në krye me Taip Ramadanin”, thotë Llazari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat