Kush po thotë se ky sport i ka çu këmbë përpjetë në Kosovë...

Hendboll

Kush po thotë se ky sport i ka çu këmbë përpjetë në Kosovë...

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2019 Në ora: 11:08
Kush po thotë se ky sport i ka

Disa thoshin se hendbolli i Kosovës ka vdekur dhe i ka “çu këmbë përpjetë”, kështu po e shkruajmë origjinal si është thënë vite me parë apo para disa muajve nga disa “ekspert që e kanë kryer filozofinë sportive në mars” , por kështu nuk po del në realitet dhe është një sport që duhet investuar e investuar shumë edhe nga shteti i Kosovës, sepse rezultati i fundit, që u arrit mbrëmë me rezultat 23:23 ndaj Polonisë është baras me fitore. Të barazosh me një superfuqi evropiane siç është Polonia dhe ta nervozosh për rezultat, është një punë e madhe që u bë në Kosovë, sidomos nga përzgjedhësi Taip Ramadani, që në pamje të parë duket si hijelehtë për sport, por shumë hijerëndë për rivalët. Ramadani, selektor që po punon me përkushtim dhe që ka krah të fortë edhe sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovcin, ka vënë binarë shumë gjëra.

Shumë gojëkëqijve që luten natë e ditën të shohin vetëm zi e humbje të Kosovës, duket se po heshtin e po mërzitën nga ky barazim i madh në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020, që po i jep një reputacion edhe më të madh kombëtares tonë në rrafshin ndërkombëtar. Ka qenë një lojë fantastike e rezultat sikur fitore, përveç hendbollit edhe kombëtarja A e futbollit dhe ajo U-21 shastisën me rezultatet botën sportive.  

Me një fjalë, po punohet në hendboll, jo vetëm me Kombëtaren A por edhe U20 jemi në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Spanjë.  Nuk është Kosova më si mendojnë disa kush do që vjen na mund me nga 20 diferencë apo na gjen shtritë ose siç thoshin i kanë ‘çu këmbë përpjetë”! Dhe ata që mendojnë apo menduan që i kanë ‘çu’ këmbë përpjetë hendbolli, e panë se e kanë gabim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat