Kthehet pas pothuajse 27-28 viteve në fushën e hendbollit, jo në hendbollin e parketit por në beachhandball (hendbolli në rërë).
Është Emine Bislimi – Mehmeti, ish hendbolliste e mirënjohur dhe që ka luajtur me vite në ish Borcin e viteve të 80-ta, tani KHF Kastrioti i Ferizajt.
Javën që e lamë pas Eminja edhe pse në moshën 52-vjeçare u tregua më e fuqishme se të rejat në hendbollin e rërës!
Ajo shënoi golin e parë dhe të fundit në fanellën e KHF Ferizajt, në lojën e beachhandball.
Ajo që mahniti të gjithë, Eminja u tregua më luftarake, më teknike dhe nuk ndjeu lodhje si shumë hendbolliste të reja në sfidën që e zhvilluan në Velipojë. Eminja përveç me hendbollin e rërës, është menaxhere e suksesshme edhe në biznes, në korporatën "il cammino".
“Ky sport të bën të ndjehesh mirë, por për veten time edhe pse në moshën 52-vjeçare fare nuk e ndjeva lodhjen por isha e përgatitur dhe sfiduese për gjeneratën e re”, tha Eminja për gazetën kombëtare “Bota sot”.