Përkushtim maksimal te juniorët e Kosovës

Hendboll

Përkushtim maksimal te juniorët e Kosovës

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:05
Përkushtim maksimal te juniorët e Kosovës

Me përkushtim maksimal janë duke stërvitur juniorët e Kosovës, që në Banjë të Pejës po mbushin bateritë për kampionatin botëror “Spanja 2019”.

Në një vend ideal për përgatitje dhe me kushte shumë të mira, djelmoshat tanë janë duke e zhvilluar fazën e parë për botërorin e muajit tjetër.

Selektori Taip Ramadani, trajneri i kësaj gjenerate, Fatmir Muhaxheri dhe ndihmësi i tij, Benon Brahushi, janë shumë të kënaqur me punën e djemve.

Stërvitjet bazike po i udhëheq trajneri kondicional Enver Tahiraj. Drenit Tahirukaj, Adrian Halili, Blendi Dalladaku e Rinor Avdulli bashkohen me kombëtaren nesër e pasnesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat