Është shumë e qetë, e buzëqeshur dhe ka të veçantat e saja jo vetëm në pjesën profesionale sportive.
Është shqiptarja nga Tuzi i Malit të Zi, hendbollistja Dijana Ujkiq, sportistja më e mirë shqiptare nga sportet kolektive, me vijën trupore i çmend të gjithë kur del në deti.
Sepse është e ngjashme sikur spanjolle dhe tregon muskujt e jashtëzakonshme të saja, të një sportisteje tipike e të plotësuar në çdo aspekt.
Ajo është 23-vjeçare dhe anëtare e kombëtares së Malit të Zi, ish pjesë e kampiones së Malit të Zi Buduçnosti nga Podgorica, nga edicioni i ri do të luajë në Magura Cisnadie të Rumanisë!
Është prej sportisteve më seksi, por në anën tjetër me pak fjalë, megjithatë synimet e saja janë sa më shumë punë e suksese dhe sa më pak premtime.
Lakmohet nga të gjitha gjeneratat e gjinisë së bukur për qëndrimet që ka dhe për shpirtin luftarak, ndryshe është motra e Suzanës, lojtares më të mirë në Kosovë, që luan për kampionen Istogu.