Drita në kaos, Sylejmani shpreh shqetësimet e tija!

Hendboll

Drita në kaos, Sylejmani shpreh shqetësimet e tija!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2019 Në ora: 16:03

Klubet e hendbollit po hasin në vështirësi të mëdha në vitet e fundit, në mungesë të mjeteve financiare, por në kaos është edhe klubi me traditë Drita nga Gjilani, anëtare e Superligës së Kosovës.

Portieri i këtij kolektivit, Arbër Sylejmani, shpreh shqetësimet e tija, për situatën që po kalon klubi dhe që janë larguar një numër i madh i hendbollistëve.  Drita ka pasur një numër të madh të talenteve, çfarë po ngjan me këtë ekip?

Image

KH Drita

“Është e vërtet që klubi ka pasur shumë talente, e mbaj në mend kur kam filluar të merrem me hendboll, kemi qenë përafërsisht 50 të rinj me trajnerin Agim Shkodra, i cili ka një meritë të veçantë për KH Dritën, pasi shumë gjenerata kanë dal nga ai, po ashtu edhe kjo e jona. Po nga viti në vit të gjithë u larguan për shkak të kushteve të këqija ekonomike te klubit, prej vitit 2008, vetëm një njeri merret me hendboll, e ai është Luan Sllaminku.

Para Luanit me Agimin kur kemi punuar donator u kanë Selami Ymeri dhe ai ka kontribut të madh për gjeneratën tonë për juniorë e kadetë. Nga klubi ynë kanë qenë 8 lojtar pjesë e kombëtares së Kosovës U-15 e U-18”, tha Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Sylejmani tregon se si ka ardhur klubi në këtë gjendje: “Gjithçka sillet për shkak të kushteve ekonomike, sa herë kanë tentuar mu organizuar klubin e kanë pa që është vështirë dhe janë larguar, gjithmonë ka mbet veç Luani. Klubit i duhen njerëzit që e dojnë hendbollin, e njohin organizim e klubit, e njohin hendbollin”. Shqetësimi më i madh është që klubi nuk ka asnjë lojtar të përbërjes së parë.

“Drita për momentin nuk ka asnjë lojtar të ekipit të parë, krejt janë largu, unë kam ofertë prej Besës dhe jam duke e shqyrtuar mundësinë.

Nuk ka portier tjetër, nuk ka zëvendësim të asnjë lojtarit”, nënvizon portieri gjilanas. “Edicionin e fundit e kemi nisur shumë mirë, me një kryesi të organizuar, me 4 përforcime por si gjithmonë në pjesën e dytë të edicionit të gjithë u larguan dhe mbeti veç Luani.

Pjesën e dytë të edicionit e kemi zhvilluar me juniorë më shumë se gjysma e ekipit dhe për shkak që kemi pasur një fond të mirë të lojtarëve vendorë, është për të ardhur keq në çfarë gjendje kemi ardhur”, thotë Sylejmani.

Në fund tha se është vështirë të merresh me këtë sport: “Për neve ka qenë shumë e vështirë, tash pothuajse është e pamundur të merremi me hendboll, sepse të gjithë po i këqyrin punën e veta dhe nuk ka te ardhme në këtë sport.

Vërtet është për keqardhje kaq shumë talente në moshën më të mirë 20 - 25 vjet mu tërheq nga hendbolli, shumë keq. Presim që të vijnë donatorët serioz por edhe kjo siç duket veç pritje ka mbet, pasi që 15 vjet nuk afrohet askush".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat