Kupina: Shpresoj që qytetit të Ferizajt t’i kthehen trofetë 

Hendboll

Kupina: Shpresoj që qytetit të Ferizajt t’i kthehen trofetë 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2019 Në ora: 19:35
KHF Ferizaj

Në sportin e hendbollit është një rast i rrallë në Kosovë! Është fakti më interesant klubi i hendbollit Ferizaj që nuk ka as nëntë muaj që është themeluar nga disa entuziastë të këtij sporti dhe për një periudhë të shkurtër shënojnë rezultate të shkëlqyeshme. 

Ferizajaset dominuan ligën e parë dhe fakti më i mirë është se për 16 ndeshje regjistruan po aq fitore, duke u bë kampione e kësaj gare me 32 pikë të mbledhura njëherësh ngritën në Superligën e Kosovës. Ferizaj la pas vetes KHF Click me 24 pikë dhe KHF Dukagjinin në vend të tretë me 20 sosh etj.

Kryetrajneri Sami Çerkini ka bërë një punë të madhe me hendbollistet dhe kjo dha frytet e veta, duke u shpërblyer me fitore të njëpasnjëshme. 

Yllka Kupina, lojtare me përvojë, është prej më të merituarave për suksesin e madh të këtij ekipit që ende nuk i ka mbush një vit nga themelimi. Ajo shprehet se puna e angazhimi sollën edhe suksesin.

“Bota sot”: Ferizaj nuk ka asnjë vit që u themelua dhe u ngrit në elitën e hendbollit, ku ishte çelësi i këtij suksesit?
Yllka Kupina:
Serioziteti i ekipit duke filluar prej kryetarit të klubit së bashku me anëtarët e saj, edhe gjithsesi lojtarët që e kanë përbërë ekipin.
“Bota sot”: Sa ishte rrugë e vështirë që ta arrini qëllimin?
Yllka Kupina:
Çdo fillim është i vështirë, mirëpo duke e ditur që është arritur qëllimi i parë, atëherë këto vështirësi harrohen shpejt.
“Bota sot”: Lojtare me përvojë të madhe, një kohë në Superligë, a dallon shume elita me ligën e parë?
Yllka Kupina:
Po, ka dallim sepse dihet që ekipet që bëjnë gara në elitën e hendbollit janë ekipe më të mira, ndërsa në ligën e parë janë ekipe kryesisht me lojtare të reja dhe me përvojë më të vogël.
“Bota sot”: Si e sheh Ferizajn në elitë, një ekip shumë të forte?
Yllka Kupina:
E shoh ekip konkurrues, pastaj renditja varet prej lojërave të cilat i zhvillojmë.
“Bota sot”: Fakti tjetër interesant është se në Superligë është edhe ekipi i Kastrioti, a mendoni se ajo ekip do të mbetet nën hijen e Ferizajt?
Yllka Kupina:
Shpresoj që qytetit të Ferizajt t’i kthehen trofetë, pastaj secili ekip do të mbetet nën hijen e tjetrit nuk është më rëndësi.
“Bota sot”: Edhe sa vite lojtare aktive?
Yllka Kupina:
Nuk e di!
“Bota sot”: A shpresoni se me Ferizajn liga do të jetë edhe më cilësore?
Yllka Kupina:
Besoj që me cilësore se këtë vit që shkoj do të jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat