Kombëtarja U19 e gatshme për ndeshjen e parë në Lituani

Hendboll

Kombëtarja U19 e gatshme për ndeshjen e parë në Lituani

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 15:54
Kombëtarja U19 e gatshme për ndeshjen e parë në Lituani

Hendbollistet e Kombëtares U19 janë të gatshme për ndeshjen e parë në kampionatin evropian, Divizioni B, që mbahet në Lituani.

Hendbollistet tona të shtunën në mbrëmje janë vendosur në Klaipeda, pas një udhëtimi shumë të gjatë, ndërsa të dielen pasdite kanë zhvilluar një stërvitje në arenën ku luhen ndeshjet.

Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë dhe hendbollistet janë të fokusuara për ndeshjen ndaj Turqisë, që zhvillohet të hënën nga ora 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat