Kosova U21 luan në palestër me 4000 vende

Hendboll

Kosova U21 luan në palestër me 4000 vende

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 19:07
Kosova U21 luan në palestër me 4000 vende

“Pavillon Municipal De Deportes De Pontevedra” quhet palestra ku Kombëtarja jonë e juniorëve i luan ndeshjet e fazës grupore në Botërorin që të martën fillon në Spanjë.

Pra Kosova U21 të gjitha ndeshjet në grup i luan në qytetin Pontevedra, në palestrën me kapacitet 4000 ulëse. Palestra është e ndërtuar në bregun e lumit Lerez.

Kosova U21 do ta kërkojë suksesin në këtë palestër.

Kosova të martën luan me Kroacinë, të enjten me Hungarinë, të premten me Portugalinë, të dielen e ardhshme me Brazilin dhe të hënën tjetër (22 korrik) me Bahrejnin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat