Dikur kryetar me famë në Kosovë, sot kultivon shalqin!

Hendboll

Dikur kryetar me famë në Kosovë, sot kultivon shalqin!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2019 Në ora: 13:34
Dikur kryetar me famë në Kosovë, sot kultivon shalqin!

Emër i njohur i sportit dhe në të gjitha periudhat! Është Ahmet Hysenaj-Petrova, i cili në fund të viteve 80-ta ka qenë kryetar i KH Borcit, tani Kastrioti i Ferizajt. 

Image

Është kryetari i parë i KH Kastriotit pas pavarësimit të sportit nga ai serbosllav dhe kampion e fitues i parë me klub i Kupës së Kosovës, si dhe kryetar i parë në kohën e pasluftës me Kastriotin dhe kampion i parë me klub, njihet si nga kryetarët me të suksesshëm të hendbollit. 

Tani e një kohë është larguar nga hendbolli, por po merret me biznesin e vet dhe po e kultivon edhe shalqinin në fshatin Petrovë të Shtimes. 

Sa mirë e punon tokën dhe e kultivon shalqinin shihet edhe në foto madhësia e saj. Petrova është krenarë që ka mbjellë disa ari me shalqin në fshat dhe që e kultivojnë në at madhësi shalqinin, sipas tij të shkrihet në gojë.

Image

Ahmet Hysenaj-Petrova

Ai ndihet krenar për punën që e bën edhe në fshat dhe që në këtë mënyrë kultivohet shalqini. Petrova si fshat nuk është më larg se 5 kilometra nga Shtimja. Dikur kryetar me famë në Kosovë, sot me krenari kultivon shalqin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat