Berisha vazhdon katër vite me Shqiponjën!

Hendboll

Berisha vazhdon katër vite me Shqiponjën!

Nga: K. Goca Më: 16 korrik 2019 Në ora: 17:35
Skënder Alija dhe Alberina Berisha

Hendbollistja e talentuar dhe anëtarja e kombëtares së Kosovës, Alberina Berisha, vazhdon edhe për katër vite me ish kampionen e Kosovës, Shqiponjën nga Gjakova.

Kryetari i klubit gjakovar, Skënder Alija, është i lumtur që arritën të firmosin për katër vite me Berishën, po ashtu paralajmëron edhe tri përforcime të reja, me qëllim që të janë sa më të fortë për edicionin e ri, ku synojnë të gjitha trofetë.

“Alberina vendosi t’i mbetet besnike klubit tonë edhe për katër vite. Reprezentuesja U-19, është ndër  shtyllat kryesore të ekipit, e cila vendosi edhe për një kohë të gjatë të jetë pjesë e jona, që po kalon periudhën më të mirë si hendbolliste, po ashtu po jep edhe kontribut të madh për të gjitha e sukseset e deritashme të ekipit”, tha Alija për gazetën kombëtare “Bota sot”. Alija shprehet se është krenarë që ka arritur ta ruajë bërthamën e klubit:

“Shqiponja e ruajti bërthamën e klubit, po ashtu jemi përforcuar me tri lojtare të reja, si Burgju Arapi nga Cliku i Prizrenit, Feride Zogaj e Adonida Zogaj nga Dukagjini i Klinës. Ndërkohë, do të na kthehen edhe dy lojtare të vjetra, emrat e të cilëve nuk do t'i përmendi deri në momentin e fundit”.

Synimet e Shqiponjës janë kreu i tabelës. “Ne përsëri sikur çdo vit edhe sivjet synojmë trofetë. Klubi ynë në krye me kapitenen Shkurte Mehmeti, Alma Nivokazi, Agoneta Goçi,  Alberina Berisha, Fillesa Ferizaj etj. do të jemi shumë të fortë, ku synojmë titullin dhe Kupën e Kosovës. Jemi në negociata edhe me tri lojtare të jashtme, shumë shpejt besoj se do të finalizojmë marrëveshjen”, ka përfunduar Alija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat