Kosova luftoi kundër Kroacisë, por... 

Hendboll

Kosova luftoi kundër Kroacisë, por... 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:36
Kosova luftoi kundër Kroacisë, por... 

Kombëtarja e Kosovës U-21 luajti me zemër kundër Kroacisë U-21, por nuk doli me rezultat pozitiv, pasi që ndikoi edhe përvoja në anën e kroatëve.

Kosova pësoi humbje në hapje të Kampionatit Botëror në hendboll (meshkujt), që po zhvillohet në Spanjë. Para ndeshjes me Kroacinë, siç e do zakoni janë intonuar himnet. Himni i Kosovës është intonuar për herë të parë në një kampionat në konkurrencën ekipor

Në një atmosferë shumë të mirë, kroatët shënuan fitore me rezultat 23:17 (14:11) kundër Kosovës, në kuadër të grupit C.

Periudha e parë e lojës ka qenë shumë e fortë, sidomos deri në minutën e 24-të rezultati ka qenë i barabartë, që nga atëherë kroatët nisën të shkëputen në epërsi.

Kroacia U-21 udhëheq me 1:0, pas pak Kosova barazon dhe avancon me 1:2 në minutën e 3-të. Në minutën e 6-të rezultati 3:3, pastaj edhe 4:4 dhe në epërsi me një gol (4:5) Kosova (10’). Minutat vijues shumë të fortë, kroatët në presion, megjithatë barazojnë dhe kalojnë në epërsi me 6:5 në minutën e 11-të dhe për të shtuar në dy diferencë (7:5).

Në minutën e 24-të, djelmoshat e selektorit Fatmir Muhaxheri barazuan shifrat 11:11, duke ngritur emocionet në palestër, por e gjitha ishte kjo, ngase rivali ishte më i mirë dhe falë përvojës, sigurisht edhe përgatitjes fizike, udhëheq me 3 gola (14:11) në minutën e 30-të. Në pjesën e dytë, Kosova luftonte me shpirt, por jo edhe të denjë që të kthejnë rezultatin në favor të tyre.

Në minutën e 40-të, kroatët udhëheqin me 6 gola (19:13), epërsi që i jep një siguri më të madhe në minutat në vazhdim. Djelmoshat tanë luftonin me gjithë arsenalin që kishin por nuk arritën ta evitojnë humbjen. Kroacia starton me fitore, ndërsa Kosova përkundër humbjes lanë përshtypje të jashtëzakonshme, si me angazhim po ashtu edhe me lojë të mirë ndaj një superfuqie botërore.

Kroacia - Kosova 23:17 (14:11)
Kosova: Luzha, Gubetini, Dugolli 1, Abazi, Bajqinovci, Shabani, Avdulli 1, Tahirukaj 2, Mustafa, Beqiraj, Muqolli 7, Xhafolli 2, Basholli 3, Halili 1, Dalladaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat