Dhjetëra lojtarë kanë paraqitur kërkesë për ndërrim klubi 

Hendboll

Dhjetëra lojtarë kanë paraqitur kërkesë për ndërrim klubi 

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 11:15
Dhjetëra lojtarë kanë paraqitur kërkesë për ndërrim klubi 

Dhjetëra lojtarë kanë paraqitur kërkesë për lëvizje në afatin e rregullt kalimtar që ka përfunduar tashmë.

Në fakt hendbollistë të njohur kanë marrë statusin e lojtarit të lirë, që ua jep të drejtën të regjistrohen në klube deri më 15 tetor. Por gjatë dy javëve të afatit ka pasur shumë lojtarë që po ashtu kanë kaluar nga klubi në klub.

Deniz Terziqi, Drilon Tahirukaj, Drenit Tahirukaj, Petrit Prekazi, Arbër Curri, Art Luzha, Shkurta Mehmeti, Shpresa Fazlija, janë disa prej lojtarëve që kanë paraqitur kërkesë për status të lirë.

Janë 14 kërkesa të lojtarëve për status të lirë. Katër kërkesa janë paraqitur për regjistrim të dyfishtë, ndërsa për ndërrim të skuadrës janë 19 kërkesa. Kërkesa për status të lirë: Shpresa Fazlija (KHF Prishtina), Shkurta Mehmeti (Shqiponja), Arti Luzha (Vëllaznimi), Drenit Tahirukaj (Besa Famgas), Drilon Tahirukaj (Besa Famgas); Meriton Lladrovci (Drenica), Deniz Terziqi (Kastrioti), Amar Mujka (Trepça), Rakard Quni (Dukagjini), Petrit Prekazi (Kastrioti), Yll Visoka (Prishtina), Pece Rajatovski (Kastrioti) dhe Fitim Klinaku). Kërkesa për regjistrim të dyfishtë: Kaltrina Paci (KHF Vushtrria- KHF Verona), Eduarta Kurteshi (Prishtina-KEK-u), Halim Miftari (Vushtrria-KEK-u) dhe Rilind Emini (Vushtrria-KEK-u).  

Kërkesat për ndërrim klubi: Melki Ipqi nga KHF Click në KHF Prishtina, Fjolla Januzi nga Drita në Vëllaznim, Elmedina Vranovci nga Drita në Vëllaznim, Burgju Arapi nga Click në Shqiponjë, Feride Zogaj nga Dukagjini në Shqiponjë, Adonida Zogaj nga Dukagjini në Shqiponjë, Arbër Neziri nga Vëllaznimi në Prishtinë, Egzon Ademi nga Vushtrria në Prishtinë, Isuf Leka nga Vëllaznimi në Prizren, Arnis Spahija nga Vëllaznimi në Prizren, Shpëtim Mehmeti nga Drenica në Prizren, Anisa Grajçevci nga KHF Verona në KEK, Jeton Bislimi nga Besa Famgas në Kastriot, Altin Ramosaj nga Deçani në Besa Famgas, Albin Ramosaj nga Deçani në Besa Famgas, Danillo Mihajlloviq nga HC Zheleznipari 1949 i Nishit në Besa Famgas, Adonit Isufi nga Zhegra në Dritë, Leonard Krasniqi nga Samadrexha në Vushtrri, Erkan Abazxhiki nga Trepça në Vushtrri, Muhamet Hyseni nga Samadrexha në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat